Kualiteti

Për LOGO FILM cilësi do të thotë kualitet në proces dhe produkt së bashku me kujdeisn në shërbimin ndaj klientit.

Në LOGO FILM ne prodhojmë produkte ngjitëse që nga viti 2004 dhe inovacioni është motori i zhvillimit tonë. 

LOGO FILM u themelua në vitin 2004 dhe solli një risi në tregun Shqiptar kualitet dhe siguri në produkte me origjinë evropiane dhe aziatike. Teknologjjia
dhe proçeset inovative kanë luajtur një rol kyç në historinë dhe strategjinë e zhvillimit të LOGO FILM. Kjo na bën të jemi lider në treg dhe te sjellim një larmi produktesh me kapacitete të larta dhe cilësi maksimale në standarte bashkëkohore. Ne sjellim te ju shirita ngjitës në forma të ndryshme, dimensione dhe ngjyra. Ne kemi ngjitësin më të mirë për biznesin tuaj. Ofrojmë mundësi personalizimi në shirit ngjitës. Paketimet tuaja tani do të duken më bukur me ngjitësa të personalizuar sipas biznesit e kërkesave në mënyrë që të ruhet Brandi i produktit tuaj dhe sigurisht të ruhet sa më mirë cilësia.

Shërbimi ndaj klientit ka nga ne një fokus të vazhdueshëm në nevojat e shprehura gjatë çdo faze të marrëdhënies së biznesit.

 

Laboratori i brendshëm i Kërkimit dhe Zhvillimit është zemra e inovacionit të produktit.

Laboratori i ri i Kërkimit dhe Zhvillimit në kuadër të kompanisë punëson personel të specializuar dhe instrumente specifike për vlerësimin e lëndëve të para për të kontribuar në ciklin e prodhimit, për të kontrolluar prodhimet e ndryshme dhe mbi të gjitha për të zhvilluar produkte të reja që u mundësojnë konsumatorëve të gjejnë zgjidhje për kërkesat e tyre.

Fleksibiliteti dhe ekspertiza janë ende vlerat e kompanisë që në më shumë se 5 vjet ka zhvilluar aftësitë kyçe në procesin industrial, në interpretimin e kërkesave të tregut dhe ofrimin e zgjidhjeve inovative të përshtatura.

Zhvillimi i prototipit dhe kërkimi i aplikacioneve të reja sipas nevojave dhe kërkesës së tregut.

Zhvillimi i projekteve në partneritet me klientët tanë